Kastrioti gati për sfidën me Elbasanin, Ndreu: Kam frikë vetëm ekipin tim, jo rivalët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2023 | 13:00

Kastrioti gati për sfidën me Elbasanin, Ndreu: Kam frikë vetëm ekipin tim, jo rivalët

Kastrioti, pas një muaji e gjysmë përgatitjesh nën drejtimin e trajnerit Ramadan Ndreu, është fokusuar te java e parë, e cila për krutanët nuk do të jetë aspak e lehtë. Përballë në orën 16:00 në stadiumin “Redi Maloku” do të ketë Elbasanin që vjen nga Kategoria e Dytë, por me ambicie të mëdha për ngjitjen në Superiore me kontingjentin e lojtarëve që kanë afruar. Megjithatë, për Kastriotin dhe trajnerin Ndreu nuk ngjall asnjë frikë.

ramadan ndreu

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, iu referua thënies së mikut të tij, ish-trajnerit dhe lojtarit të Kastriotit në vitet ’80-të, Astrit Maçi, që asnjëherë nuk kam frikë kundërshtarin, por veten time.

“Kujtoj fjalët e mikut tim, Astrit Maçi, ish-trajner dhe lojtar i Kastriotit në vitet ’80-’87 që thoshte: asnjëherë nuk kam frikë kundërshtarin, por kam frikë veten time. Kështu që nuk më tremb Elbasani, pavarësisht që kam një ekip me lojtarë të rinj, por janë lojtarë që vrapojnë shumë dhe kanë dëshirën të japin maksimumin.

Unë shpresoj, pa nënvlerësuar aspak Elbasanin, se Kastrioti do të tregojë që është ekip, i cili vjen nga Superiorja dhe duhet ta themi se jemi një skuadër që vitet e fundit kemi bërë mirë në futbollin shqiptar. Shpresoj shumë, meqë luajmë në fushën tonë dhe përballë tifozëve tanë, që të bëjmë një ndeshje të mirë e të marrim rezultat pozitiv”, përfundoi Ndreu.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"