Kasemiro tërbon Modriçin: “Topi i Artë” për Ronaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2018 | 14:13

Kasemiro tërbon Modriçin: “Topi i Artë” për Ronaldon

Në fushën e lojës është i ashpër dhe nuk lëshon asnjë centimetër nga duelet me kundërshtarin, por ashtu duket edhe në intervista. Sidomos, në këtë të fundit ku tregohet i drejtpërdrejtë dhe nuk mendon aspak të mbajë anën e shokut të skuadrës dhe të ndjekë politikën e Realit të Madridit gjatë kohëve të fundit.

9bf372e7315824778934fad07491f5dd

Të gjithë duan të trumbetojnë Luka Modriçin si fituesin e “Topit të Artë” në një garë, e cila mund të jetë me ishmadrilenin Kristiano Ronaldo. Por, mesfushorit brazilian Kasemiro nuk i intereson kjo gjë dhe zgjedh këtë të fundit si fituesin e çmimit më të madh individual. Kasemiro u rikthye titullar në ndeshjen e Champions-it dhe u vu re që është një lojtar i domosdoshëm për ekipin madrilen.

Ka një temë të nxehtë gjatë kësaj kohe për “Topin e Artë”. Mendoni se e meriton Modriç?

Unë mendoj se Luka ka qenë shumë i mirë këtë sezon dhe ka bërë gjëra pozitive, por nëse do të ishte për mua do t’ia jepja Kristiano Ronaldos.

Ndeshja ndaj Romës u duk një fitore e lehtë dhe e merituar…

Nuk ishte e tillë, por ne luajtëm shumë mirë. E patëm kontrollin e saj nga fillimi dhe deri në fund. Mos harroni që luanim ndaj një skuadre që vitin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.

1446986283_extras_noticia_foton_7_1

Por ama shpërdoruat edhe shumë raste për të shënuar. Si korrigjohet kjo gjë?

Në këtë rast është mirë që të mbajmë mend faktin që krijuam shumë dhe arritëm të vinim në vështirësi një skuadër që di të mbrohet shumë mirë. Të krijosh 30 raste për gol ndaj një skuadre si Roma nuk janë pak. Kjo do të thotë se kemi shumë merita.

Mariano shënoi në tentativën e parë. Sa mund ta ndihmojë skuadrën?

Ai ka shumë dëshirë që të japë kontribut dhe shihet që është një lojtar i madh. Sezoni është i gjatë dhe besoj që do të na ndihmojë në të ardhmen.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"