Kartonat e tij i kushtojnë shtrenjtë skuadrës, trajneri i Malagës thërret Baren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 18:25

Kartonat e tij i kushtojnë shtrenjtë skuadrës, trajneri i Malagës thërret Baren

Paraqitjet e fundit të futbollistit të Shqipërisë Keidi Bare me fanelën e Malagës kanë alarmuar trajnerin e tij Serxho Peliser.
1594064381_868069_1594065621_noticia_normal
Në pesë takimet e fundit që është aktivizuar, futbollisti kuqezi është ndëshkuar 6 herë me karton të verdhë, duke lënë fushën e lojës në dy raste.

Në seancën e fundit stërvitore, trajneri i Malgës Peliser ka biseduar mënjanë me mesfushorin Bare. “AS” raporton se tekniku spanjoll i ka kërkuar 22-vjeçarit të tregohet më i qetë dhe më i përmbajtur gjatë lojës pasi është i rëndësishëm për skuadrën. Biseda mes tyre ka qenë me tone të qeta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"