Kapiteni Kotobelli: Teuta kualifikohet në Kupë, të kthehemi te fitoret ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2024 | 17:05

Kapiteni Kotobelli: Teuta kualifikohet në Kupë, të kthehemi te fitoret ndaj Skënderbeut

Pas Laçit, Teutën e pret një ndeshje e vështirë përballë Skënderbeut, skuadër me të cilën po përballet shpesh këto javët e fundit. Shorti i Kupës i vuri përballë njëra-tjetrës në turin e dytë.

ILIRID ADEMI BLERIM KOTOBELLI

Kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, ka besim se skuadra e tij do të ketë vazhdimësi dhe do të arrijë objektivin si në Kupë ashtu edhe në kampionat. Kapiteni durrsak ka besim se skuadra në fund të kampionatit do të pozicionohet atje ku e meriton.

Blerim, shorti ju vë sërish ndaj Tiranës si një vit më parë, si e shihni?
Ne po presim me padurim çerekfinalet, mezi presim dy përballjet me Tiranën. Nuk është asnjëherë e lehtë të kalosh në gjysmëfinale, por gjithsesi synimi ynë është të arrijmë me çdo kusht në raundin tjetër ku jam i sigurt që do të përballemi me një kundërshtar akoma dhe më të fortë.

Pra po thoni që Teuta do të kërkojë me patjetër gjysmëfinalen?
Ne duhet ta fitojmë këtë dhe kjo bëhet duke luftuar në fushën e lojës. Ne kemi motivimin dhe klasin e duhur në fushë për t’i fituar këto përballje. Sigurisht që ne do të hyjmë në garë për maksimumin. Tirana është një ekip i fortë, por që ne do të përpiqemi të japim maksimumin.

Ndaj Skënderbeut fitorja është detyrim?
Ndaj Skënderbeut nuk na lejohet asnjë hap fals. Ta fitojmë ndeshjen dhe më pas të shohim të qetë përpara, pasi kampionati sa vjene  vështirësohet. Jam i bindur që ndaj Skënderbeut do të rikthehemi te fitorja në kampionat pas barazimit të fundit në Laç.

Si është gjendja në skuadër dhe e ke ndonjë pishman nga ndeshja e fundit?
Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Harmonia dhe çdo gjë është në rregull, tani shpresojmë që t’ia dalim me sukses në ndeshjen me Skënderbeun. Pishman i vetëm është që nuk morëm tri pikët me Laçin, pasi i meritonim. Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe e dominuam.

Ka ardhur momenti pas dy barazimeve të riktheheni tek fitorja ndaj Skënderbeut?
Momenti i duhur është gjithmonë, ne shpresojmë të kthehemi te fitorja. Kundërshtari do të hyjë në fushë për tre pikë, edhe ne për të njëjtën gjë. Kush të jetë më i zoti, kush do gabojë më pak, kush do luftojë më shumë, do i marrë ato tre pikë.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"