Kaos te Vllaznia, Orelesit i dhanë 45 milionë lekë por tani do largimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2017 | 22:38

Kaos te Vllaznia, Orelesit i dhanë 45 milionë lekë por tani do largimin

U prezantua si një nga goditjet e bujshme të merkatos, por “martesa” mes Orelesit dhe Vllaznisë është drejt “divorcit”.

orelesi-658x425

Nigeriani ra dakord me drejtuesit shkodranë për një pagesën 45 milionë lekë në sezon, mirëpo futbollisti ka kërkuar që një pjesë të shumës ta merrë paradhënie, gjë që nuk është siguruar nga klubi.

Mungesa e besimit nga futbollisti për pjesën e lekëve ka bërë që ai të kërkojë largimin me pretekstin se do të provohet te një skuadër egjiptiane, e cila do ti ofrojë më shumë. Kjo gjë i ka irrituar drejtuesit shkodran të cilët i kanë kthyer përgjigje negative mesfushorit dhe ai nuk do të lëvizë deri në janar pasi ka firmosur kontratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"