Kanë dy muaj pa u paguar, lojtarët kërcënojnë Dinamon

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 13, 2018 | 9:29

Kanë dy muaj pa u paguar, lojtarët kërcënojnë Dinamon

Dinamo e arriti ob jektivin që drej tuesit patën vendosur në fillim të sezonit, që kryeqytetasit duhet të renditeshin në 5-shen e parë të tabelës. Këtë synim, ekipi i Igli Allmuçës e bëri realitet duke grumbulluar 24 pikë në 18 ndeshje, ku e shmangu rrezikun e rënies nga kategoria. Por, çfarë po ndodh tani me ekipin aktual që e mundë- soi këtë sukses të Dinamos?!

dinamo korabi

PROBLEMET

Lojtarët po zhvillojnë përditë stërvitje me trajnerin Allmuça dhe me stafin teknik, por nuk ka ndodhur akoma ajo që pritej. Nga burime të sigurta në klub, ekipi ka të paktën 2 muaj pa u paguar, madje edhe stafi nuk ka marrë rrogat.

Për këtë shumica e futbollistëve nën zë bëjnë fajtor administratorin Ismet Saliaj, i cili sipas tyre nuk ka mbajtur akoma premtimet e dhëna për premiot që pati deklaruar para lojtarëve në rast se arriheshin objektivat, e aq më keq që nuk ka shlyer rrogat. Futbollistët vijojnë më tej të theksojnë se në asnjë prej muajve ata nuk janë paguar sa kanë rënë dakord sipas kontratës.

SALIAJ

Gazeta ka kontaktuar administratorin Saliaj, i cili është përgjigjur shkurtimisht: “Nuk kam pasur mundësi, sapo të mundem, do të shlyhen”. Ndërsa ndeshja e parë për këtë fazë i rezervon kalendar të vështirë Dinamos, e cila luan ndaj Kastriotit në Krujë. Pritet që të luajnë lojtarët që nuk kanë pasur shumë hapësira deri në këtë moment.

Ismet Saliaj

Futbollistët e afirmuar të kryeqytetasve nëse situata nuk ndryshon, janë të predispozuar për t’u larguar. Duhet thënë se tashmë blutë nuk kanë më asnjë objektiv në këtë fazë të tretë të kampionatit dhe vetëm do të respektojnë kampionatin.

Për herë të parë në sezonet e fundit, Dinamo e siguron mbijetesën disa javë para fundit. Kujtojmë që ekipi ka vuajtur shumë në kampionatet e kaluara duke e siguruar shpëtimin vetëm në javët e fundit.

Por, edhe tashmë që lojtarët e siguruan mbijetesën që pas dy fazave të para, duket se drejtuesit e klubit nuk garantojnë dot financat. Lojtarët janë ankuar, ndërsa vetë Saliaj e ka pranuar këtë çështje. Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim. Blutë do të luajnë këtë javë në Krujë ndaj Kastriotit vendës.

SKERDILAID SULOZEQI






www.minuta90.com