Kanarsa “shtrydh” ekipin në stërvitje, do luftëtarë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2021 | 11:24

Kanarsa “shtrydh” ekipin në stërvitje, do luftëtarë në fushë

Juri Kanarsa “shtrydh” ekipin. Pushimi po shfrytëzohet maksimalisht tek Apolonia. Humbja me Besëlidhjen i ka kthyer me këmbë në tokë, ndaj trajneri po mundohet që të korrigjojë gabimet e shfaqura.

kanarsa

Grupi nuk ishte i plotë as dje, pasi mungonin të dëmtuarit Enes Papaj dhe Elio Gjata. Pak minuta para së të niste puna, trajneri ka bërë edhe një minimbledhje. Edhe pse u ka ofruar besim të plotë lojtarëve, u ka kërkuar më shumë përqendrim.

Ai u ka bërë të qartë se rrugëtimi që kanë përpara është i vështirë dhe me pengesa, ndaj pret “luftëtarë” në fushë. Bardhejeshilët nuk janë aty ku duhet me rezultate, e megjithatë nuk heqin dorë nga strategjia që i kanë vënë vetes.

Ai po u japin prioritet të rinjve dhe kështu do të vazhdojnë. Pjesë e organikës është edhe mesfushori Thoma Puci, që për gazetën thotë: “Nuk ishim në ditën tonë më të mirë. Pësuam dy gola të shpejtë. Besëlidhja u tregua ‘cinike’ dhe arriti të shfrytëzonte mjaft mirë rastet që kishte.

E patëm të vështirë të reagonim ose më saktë nuk patëm reagimin e duhur. Fatkeqësisht, dolëm pa pikë dhe kjo rëndon. Po vazhdojmë përgatitjet dhe besoj se kthesa do të jetë e menjëhershme”.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"