Kamza nuk ndalet, firmos edhe me Mario Morinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2016 | 10:05

Kamza nuk ndalet, firmos edhe me Mario Morinën

Mario Morina kthehet në kryeqytet. Sulmuesi i dalë nga akademia e bardhebluve, pas përvojës me Skënderbeun, Flamurtarin dhe Kukësin, tashmë është bërë pjesë e skuadrës së Kamzës për sezonin e ardhshëm sportiv. Kishte kohë që përflitej për një akord mes futbollistit 23-vjeçar dhe formacionit kamzali, megjithatë vetëm ditën e djeshme është zyrtarizuar gjithçka.

morina

Për trajnerin e Kamzës, Bledar Devollin, Morina nuk është i panjohur. Gjirokastriti, në kohën kur ishte ende futbollist, e ka pasur shok skuadre sulmuesin. Kamza e ka nisur me vrull këtë edicion. Ata kanë bërë disa goditje në merkato, me qëllimin e vetëm për t’u ngjitur në elitë. Mbështetja e Bashkisë së Kamzës është maksimale, ndërsa i ka dhënë garanci ekipit në kampionatin që nis në shtator nuk do t’i mungojë asgjë. Vetëm që të sigurohet ngjitja në Kategorinë Superiore, kryebashkiaku Xhelal Mziu ka premtuar edhe investim në infrastrukturën e stadiumit.

Skuadra prej ditës së enjte është grumbulluar në Ohër, ndërsa ditën e sotme pritet që të shkojë në Korçë, ku ka planifikuar një miqësore me Skënderbeun kampion. Skuadra nuk ka udhëtuar e plotë, ndërsa veç mbrojtësit Abraham, i mungon edhe Florian Braho. Sulmuesi gjirokastrit, i cili është pjesë e organikës që prej sezonit të kaluar, pësoi një dëmtim gjatë miqësores me Dinamon. Lojtari, pasi ka kryer kontrollet e para mjekësore, tashmë pret diagnozën. Duke parë organikën aktuale, Kamza e sezonit të ri sportiv do të jetë një nga ekipet kandidate që do të konkurrojë fort për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"