Kamza në pikë të hallit, me vetëm 1 lojtar në stolin e rezervave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 11:17

Kamza në pikë të hallit, me vetëm 1 lojtar në stolin e rezervave

Fitore e thellë e Luzit 2008 ndaj një Kamze shumë modeste. Kjo, jo vetëm prej stilit të lojës së brishtë, por edhe varfërisë në stol, ku ishte vetëm një futbollist.

Kamza vs Luzi

Vendësit e kanë nisur vrullshëm ndeshjen dhe në të 20′ Baholli shënon me mjeshtri tokazi. Nuk mungojnë sulmet e tjera të Luzit 2008, por portieri Sylenji bën disa pritje të mira.

Epërsia e Luzit duket më qartë në pjesën e dytë, kur shifrat shkojnë 3-0. Miqtë kujtohen të reagojnë dhe fitojnë një 11- metërsh, që shndërrohet në gol nga kapiteni Rizvani.

kamza

Luzi nuk heq dorë nga manovra sulmuese dhe shënon sërish me Bahollin nga pika e 11-metërshit, duke vulosur takimin në 4-1. Pas ndeshjes, trajneri Suta është shprehur mjaft i kënaqur nga fitorja.

Aldo Buzi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"