Kampioni i Premier LIgës, superkompjuteri parashikon fituesin mes 3 ekipeve pretendente

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2024 | 22:35

Kampioni i Premier LIgës, superkompjuteri parashikon fituesin mes 3 ekipeve pretendente

Vetëm 3 pikë është diferenca midis Liverpul, Arsenal dhe Mançester Sitit, kur kanë ngelur edhe 9 ndeshje për tu luajtur në Premier Ligën angleze.  “The Reds” janë në krye të klasifikimit me 67 pikë, të ndjekur nga “topçinjtë” të dytit me 65, dhe në fund Siti i treti me 64.

0_GettyImages-1411837383

Arsenali humbi mundësinë që të rimerrte kreun, pasi barazoi pa gola me Mançester Sitin në “Etihad Stadium”. Për sa i përket Liverpulit, ata fituan me Brajton 2-1, duke siguruar përkohësisht vendin e parë në tabelë.

Një garë shumë e luftuar në Premier Ligë, që ndryshe nga viti i kaluar ku mund të themi që vetëm Siti dhe Arsenal ishin në garë për trofeun, këtë vit është shtuar edhe Liverpuli, me Jurgen Klopin, që do që ta mbyll me titull vitin e tij të fundit në stolin e “The Reds”.

Megjithatë superkompjuteri i “Bettingexpert” në Angli, ka dhënë parashikimet e tij për sa i përket kampionit për këtë vit.

Sipas programit që analizon të dhënat statistikore, Liverpul do të shpallet kampion dhe pas tij do të vijë Arsenal në të dytin dhe Siti në të tretin, paraprakisht siç janë të renditur tani. Ndërsa ekipet që do të bien nga kategoria sipas superkompjuterit janë Luton, Bërnlej dhe Shefilld Junajtid.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"