Kampionët të gjymtuar ndaj durrsakëve, Partizani e nis me 6 mungesa ndeshjen e parë të vitit 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2024 | 22:33

Kampionët të gjymtuar ndaj durrsakëve, Partizani e nis me 6 mungesa ndeshjen e parë të vitit 2024

Të shtunën Orges Shehi nis misionin titull. Trajneri durrsak, i cili debutoi në stol tokën turke me një fitore dhe një barazim në miqësoret ndaj Volendam dhe Universitate Klyzh, do të duhet të bëjë pa disa nga lojtarët kryesorë në betejën ndaj Teutës.

partizani

Adnard Mehmeti u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën ndaj Erzenit dhe plotësoi numrin e katër ndëshkimeve, duke konfirmuar mungesën në sfidën e së shtunës. Përveç kësaj, jashtë pritet të mbeten edhe Alban Hoxha e Marçelino Preka. Gardiani ende nuk është kthyer të stërvitet në maksimumin e tij, ndërsa Preka ka ende nevojë për kohë për të rikuperuar problemin në klavikulë.

“Alarmi” më i madh është në sulm, aty ku Partizani ka një numër të madh lojtarësh, por që për momentin janë jashtë. Skuka ka ende nevojë për kohë për të ardhur në formën e duhur dhe nuk pritet të aktivizohet titullar. Bintsuka vuan ende nga një dëmtim dhe po stërvitet i veçuar, teksa Mba ka pësuar një tërheqje muskulore. Në Turqi Shehi luajti me Mensah dhe Birçajn në majë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"