Kampion që fëmijë, talenti Çelhaka: Sezoni perfekt, ky titull shkon për të gjithë ata që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2020 | 16:44

Kampion që fëmijë, talenti Çelhaka: Sezoni perfekt, ky titull shkon për të gjithë ata që…

Ishte sezoni i tij i parë në skuadrën A kryeqytetase ku mori vëmendje maksimale, përgjegjësi si të ishte veteran dhe ja doli që të përligjë çdo besim që i është dhënë.

celhaka

Jurgen Çelhaka tregon për “Panorama Sport” emocionet e titullit me Tiranën, ëndrrën e tij që kur ka nisur futbollin dhe një dedikim për këtë arritje në 100 vjetorin e klubit.

TITULLI – “Janë emocione të jashtëzakonshme. Kam pasur fatin që të fitoj edhe me ekipet e moshave të Tiranës, por me skuadrën e parë e bën edhe më të papërshkrueshëm ta thuash me fjalë emocionin që po përjetojmë, jo vetëm unë por të gjithë çunat e skuadrës”.

SEZONI PERFEKT – “Nuk e kisha menduar asnjëherë që mund të kisha një sezon të tillë të parë me Tiranën. Kam menduar çdo herë se duhet të jap maksimumin, por që ta konkretizoja me titullin kampion ishte diçka e paimagjinuar. Vërtet është një ndjenjë që nuk e përshkruaj dot”.

Celhaka

DEDIKIMI – “Ky titull shkon për të gjithë ata që besuan tek unë në këtë klub dhe për familjen time”.

E ARDHMJA – “Këto gjëra i takojnë klubit dhe jo mua që të flas”, është shprehur talenti i Tiranës që në sezonin e tj të parë bën një edicion tepër pozitiv pavarësisht moshës së re dhe në fund konkretizohet me titullin kampion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"