Kampion dhe “Këpuca e Artë”, prestigjiozja “AS” vendos Uzunin edhe në formacionin e javës së fundit: Faktori që bëri diferencën këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2023 | 20:32

Kampion dhe “Këpuca e Artë”, prestigjiozja “AS” vendos Uzunin edhe në formacionin e javës së fundit: Faktori që bëri diferencën këtë sezon

Myrto Uzuni ishte protagonist absolut i fundjavës në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ndihmoi skuadrën e Granada që të fitonte sfidën e fundit ndaj Leganes me shifrat 2-1, teksa tundi vetë rrjetën duke siguruar kthimin si kampionë të kategorisë së dytë spanjolle në La Liga.

uzuni

Një arritje e shkëlqyer për sulmuesin shqiptar i cili u bë edhe golashënuesi më i mirë i këtij edicioni në La Liga 2 me 23 gola të shënuar. Padyshim kurorëzimi i një sezoni të jashtëzakonshëm për Uzunin i cili është kthyer në një nga emrat më të ndjekur në futbollin spanjoll falë paraqitjeve të tij.

Ndaj nuk është aspak rastësi që edhe prestigjiozja sportive spanjolle “AS” e ka vendosur shpeshherë në formacionin ideal të javëve të kampionatit, siç ndodhi edhe në të fundit, ku ai u rendit mes më të mirëve.

“Nuk mund të mungonte. Golashënuesi më i mirë i Segunda, është faktori i vërtetë që bëri diferencën. 23 gola në këtë sezon që i kanë dhënë Granadës një mal me pikë. Ndaj Leganes hapi serinë e golave me një gjuajtje diagonale”, shkruan “AS” në përshkrimin për futbollistin në shkrimin e saj për formacionin e javës së fundit të La Liga 2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"