Kamarata spiunon Tiranën ndaj Kombëtares Shpresa, talenti Karrica: Golat, për… prindërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2021 | 16:35

Kamarata spiunon Tiranën ndaj Kombëtares Shpresa, talenti Karrica: Golat, për… prindërit

Elton Kale nuk aktivizohet nga minuta e parë dhe kur lojtarët titullarë bënin nxehmjen, ai qëndronte ulur në një stol para bankinës bardheblu.

Tirana

Trajneri italian i Apolonisë, Kamarata, ishte i pranishëm për të parë ekipin kundërshtar, që do ta ketë në këtë fundjavë, të shtunën.

Torrasa dëmtohet në faqen e majtë dhe pasi ka dalë nga fusha për pak çaste me lejen e arbitrit Albert Doda, merr ndihmën e parë nga mjeku i Kombëtares, Edison Koçi. Shtërmeni nuk nxjerr vetëm shtangistë, por ka dhe një superportier si Vokli Larroshi që disa herë ka shkëlqyer me pritjet e bukura të tij.

Talenti kosovar i Dinamos së Zagrebit, Bernard Karrica ka debutuar me ekipin e Shpresave me dopietë. “Jam i lumtur që shënova në këtë debutim. Sigurisht që jo vetëm më gëzon, por më shumë jam lumturuar që mbaj fanellën kuqezi të ekipit kombëtar Shpresa.

Do të përpiqem që të jap sa më shumë për këtë fanellë. Mund të përparojmë shumë edhe në kualifikueset e Botërorit 2022. Dua të mos ndahem më nga goli. Të shënoj gjithnjë. Këtë dopietë dua t’ua dedikoj prindërve”, deklaroi sulmuesi për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"