“Kam patur probleme me mamanë dhe motrën, b***a e Ljungberg është shumë tërheqëse”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 2, 2018 | 10:58

“Kam patur probleme me mamanë dhe motrën, b***a e Ljungberg është shumë tërheqëse”

Tony Adams, një nga emblemat e ekipit të Arsenal, në promovimin e librit të tij “Esëll” me “Times” ka rrëfyer disa të pathëna të jetës së tij personale.

“Kam patur shumë probleme me mamanë dhe me motrën. Mamaja ime ka qenë një grua me përmasa shumë të mëdha, çka ndikoi në romancën time. Çdo femër me të cilën kam shkuar, ka qenë e hollë si shkop”.

nintchdbpict000001166728-400x266

“I dashuroja prindërit e mi, por ata i përkisnin një tjetër gjenerate. Mami u martua me babin sepse ai nuk e rrihte, kishte një punë dhe i jepte ndonjë përkëdhelje. Perceptimi i babit për një femër ishte kuzhiniere dhe seks. Në shumicën e rasteve, të gjitha të dashurat e mia ngjasonin me motrën time.

Për më tepër, në atë kohë unë isha i alkoolizuar dhe të gjitha romancat e mia në rini ishin me bariste, të droguara ose trafikante droge.

adams-tony-adams-tony_3372864

Kur ndala së piri, në 1996, dhe jetova vetëm për 6 vite, njoha veten time dhe isha rritur, marrëdhënie të përshtatshme me meshkujt dhe femrat, normalisht seks me vajzat, por gjithsesi b…a e Freddie Ljungberg është shumë tërheqëse. Njerëzit mendojnë se nëse lë alkoolin bëhesh i mërzitshëm, por ja që mbetet humori”, deklaroi Adams.

BALLKANWEB

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"