“Kam një betejë të madhe me De Vraj”, De Ligt: Po kaloj një formë të mirë te Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 14:55

“Kam një betejë të madhe me De Vraj”, De Ligt: Po kaloj një formë të mirë te Juventusi

Matajs De Ligt ishte një nga afrimet më të mëdha në merkaton e verës, teksa kërkohej nga shumë klube të mëdha, por zgjodhi të kalonte te Juventusi.de ligt

Aventura e mbrojtësit në Itali nuk nisi në formën më të mirë të mundshme, teksa nuk po përshtatej në mënyrën më të mirë me bardhezinjtë.

Megjithatë tashmë duket se De Ligt është përshtatur me futbollin italian, teksa po tregon paraqitje të mira në ndeshjet e fundit. Së fundmi futbollisti është grumbulluar me Hollandën, nga ku ka dhënë edhe një intervistë, ku flet për De Vraj dhe kritikat për në Itali.

“Kemi një betejë të madhe me De Vraj te klubet tona, por kur jemi te ekipi kombëtar unë e shoh atë si një mik shumë të mirë. Nëse Stefan me Holandën unë jam shumë i lumtur me të. Ekziston një marrëdhënie shumë e mirë mes nesh.de ligt

Kritikat në ndeshjet e para? Ishte vetëm një periudhë. Tani unë po luaj shumë mirë, teksa zhvillova një paraqitje të mirë ndaj Milanit dhe shënova gol në derbi me Torinon. Po kaloj një formë të mirë tani, dhe jam shumë i lumtur për këtë.”, u shpreh De Ligt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"