“Kam fiksim që të luaj me Shpresat U-21”, flet lojtari i Bylisit: E mundim Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 16:13

“Kam fiksim që të luaj me Shpresat U-21”, flet lojtari i Bylisit: E mundim Luftëtarin

Marjo Barjamaj është një nga lojtarët e talentuar që po spikat te Bylisi. Për të është eksperienca e parë në elitë, e megjithatë ëndërron që me këtë fanellë të kapë majat. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, foli për rrugëtimin e tij dhe ëndrrat.

mario bajramaj

“Kam që vjet te Bylisi, ku në 2000 minuta nga sezoni i kaluar shënova edhe 3 gola. Jam vetëm 20 vjeç dhe besoj se jam në rrugën e duhur. Këtë edicion nuk kam luajtur shumë, sepse kam pasur edhe një dëmtim që ka kaluar. Tashmë jam mirë dhe pres që të kem shansin tim dhe ta shfrytëzoj. Superiorja do të na shërbejë shumë të gjithëve, sepse Bylisi është si një ekip Shpresa U-21. Ballshi është ‘oaz’ për djemtë e rinj që duan të bëhen futbollistë. Planet për të ardhmen? Kam fiksim që të luaj me Shpresat U-21 qoftë edhe një ndeshje të vetme, por pres që në një të ardhme të luaj në Europë”, u shpreh fillimisht i riu.

Mesfushori komentoi edhe ndeshjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Ai duket i bindur te vazhdimësia, ndonëse paralajmëron se nuk është koha për nënvlerësim. “Luftëtari ka një ekip simpatik. I respektojmë, por ne bëjmë llogaritë tona. Gara është e gjatë dhe kjo është ndeshje radhe ku ne normalisht që duam të japim më të mirën tonë dhe pse jo të dalim me pikët e plota. Në ekip ka harmoni dhe jemi në rrugën e duhur dhe duhet që të vijojmë me këtë ritëm”, përfundoi Barjamaj.

Erjon Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"