“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën”, Florian Marku bën reagimin special para duelit të shumëpritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 16:45

“Kam ëndërruar për ndeshje dhe stadiume të tilla gjithë jetën”, Florian Marku bën reagimin special para duelit të shumëpritur

Duket se Florian Marku, ia ka dalë mbanë të ulë peshën e tij dhe do të jetë gati për duelin e ditës së nesërme ndaj ukrainasit Maksim Prodan.

Marku

Luftëtari shqiptar ka postuar së fundmi një video speciale në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, teksa shkruan:

“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”, shkruan Florian Marku.

Vlen të theksohet se ceremonia e ndeshjeve fillon në orën 20:00 teksa duelet do të zhvillohen në stadiumin e Totenhemit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"