Kalendari i ngjeshur, fillojnë ankesat te Çelsi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 19:54

Kalendari i ngjeshur, fillojnë ankesat te Çelsi

Fillojnë ankesat tek Çelsi. Antonio Konte në konferencën për shtyp ka dalë i pakënaqur ku ka kërkuar që të lehtësohet kalendari për skuadrat angleze që luajnë në Europë.

Konte

Ai është shprehur: “Unë kam besim tek lojtarët e mij dhe është normale që duhet të bëj rrotacione . Padyshim që duhet të bëj zgjedhjet e duhura edhe për faktin që lozim çdo 3 ditë.”

Hazard

Çelsi luan nesër kundër Karabag ku kërkohet fitorja, që të mos presin ndeshjen e fundit për të kaluar në fazën tjetër. Ndërsa të shtunën udhëtojnë për në Anfild, ku kanë një sfidë delikate edhe të rëndësishme përballë Liverpulit.

Celsi

Ndërkohë llogaria zyrtare e Çelsit në rrjetet sociale ka shkruar që Hazard është riaftësuar ndërsa Batshuaji, Moses, Kenedi, dhe Musanda ngelin jashtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"