Kaçe larg Panathinaikosit, ja situata e mesfushorit të kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2019 | 15:50

Kaçe larg Panathinaikosit, ja situata e mesfushorit të kombëtares

Ergys Kaçe nuk do të qëndrojë më tepër te Panathinaikos për sezonin e ardhshëm. Mesfushori kuqezi nuk do të blihet nga skuadra jeshile dhe Panathinaikos ka nisur që të përgatisë listën e spastrimeve në fund të këtij sezoni. Java në vijim pritet që të jetë vendimtarja në të cilën drejtori sportiv, Nikos Dabizas, do të takojë një nga një futbollistët të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e këtij klubi.

Kace

Teksa PAOK nuk pranon që të paguajë më gjysmën e pagesës për shqiptarin, Panathinaikos nuk mbulon dot shpenzimet për të blerë përfundimisht kartonin e Kaçes. Në këto kushte, takimi për shqiptarin dhe drejtorin e skuadrës do të shërbejë vetëm për të zyrtarizuar “divorcin” mes palëve. Vlera e kartonit të mesfushorit shtatshkurtër përllogaritet në rreth 400 mijë euro, shifër për të cilën PAOK do të ishte dakord të hiqte dorë nga ai. Në këtë sezon, Kaçe ka luajtur 20 ndeshje duke shënuar dy herë dhe asistuar po në dy raste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"