Ka luajtur me klube të mëdha dhe Finlandën, Shefki Kuqi kthehet në Kosovë si trajner i Feronikelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2023 | 0:07

Ka luajtur me klube të mëdha dhe Finlandën, Shefki Kuqi kthehet në Kosovë si trajner i Feronikelit

Ish-futbollisti i njohur kosovar, por që ka përfaqësuar Finlandën, Shefki Kuqi, është trajneri më i ri i Feronikelit 74’. Kjo është konfirmuar për mediat kosovare nga presidenti i klubit nga Drenica, Erlind Krasniqi.

auto_shefki-kuqi1703863637

“Po, kemi arritur marrëveshje me Shefki Kuqin. Së bashku me të do t’i bëjmë transferimet e janarit”, ka thënë presidenti Krasniqi, i cili theksoi se kontrata e Kuqit do të jetë deri në fund të sezonit me mundësi vazhdimi.

Feronikeli 74’ dje ndau rrugët me trajnerin Xhengiz Rexhepin, teksa gjeti pasuesin një ditë më vonë. 47-vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist, pasi ka luajtur me ekipe të njohura në Angli dhe Gjermani, si dhe ka edhe 62 ndeshje me kombëtaren e Finlandës, ku ka shënuar edhe 8 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"