“Ka ardhur koha të flasim”, deklarata shokuese e Lukakut: Inter, dua të rikthehem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2021 | 21:19

“Ka ardhur koha të flasim”, deklarata shokuese e Lukakut: Inter, dua të rikthehem

Transferimi në Angli ka qenë deri më tani një dështim për Romelu Lukakun. Gjithsesi një intervistë e belgut ka shokuar fansat e Interit.

lukaku

Për mikrofonat e “Sky Sport” 28 vjeçari ka shprehur pendesë lidhur me largimin e tij nga zikaltërit dhe jep sinjale rikthimi.

“Nuk duhej të isha larguar ashtu. Ka ardhur koha të flasim. Duhej të flisja me tifozët në fillim. Kam Interin në zemrën time dhe do të kthehem të luaj atje. Jam i dashuruar me Italinë.”

“Dua t’i kërkoj faje tifozëve sepse ajo që ju bëtë për mua dhe familjen time do të mbesë në zemrën time gjithmonë. Shpresoj nga thellësia e zemrës që të kthehem tek Interi, por jo në fundin e karrierës. Dua të kthehem të fitoj përsëri”.

Një deklaratë shokuese e Lukakut, i cili mesa duket është penduar për mënyrën sesi u largua nga Interi, ku trajtohej si mbret.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"