Juventusi vendos për të ardhmen e Xhixhi Bufonit, ja çfarë do të ndodhë me legjendën bardhezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 14:04

Juventusi vendos për të ardhmen e Xhixhi Bufonit, ja çfarë do të ndodhë me legjendën bardhezi

Xhanluixhi Bufon, është një nga portierët aktivë me moshën më të madhe në futbollin elitar. Legjenda e klubit bardhezi nuk e mendon aspak të tërhiqet.

bufon juventus

Pavarësisht se në vitin 2018, vendosi të largohej nga Juvja, drejt PSG, kampioni i botës në vitin 2006, vendosi, të rikthehej, një vit më vonë, te Zonja e Vjetër. “Calciomercato” raporton se drejtuesit e Juventus, duan t’i ofrojnë rinovimin për një tjetër sezon, që do të thotë se Bufon do vazhdojë të mbrojë portën e rekordmenëve italianë deri në sezonin 2021-2022.

Klubi ka si prioritet, firmosje me lojtarë të rinj dhe të talentuar por esksperienca e Xhixhi Bufon, në klubin bardhezi, nuk mund të anashkalohet, dhe fakti që Bufon, është një liderët e dhomës së zhveshjes, e bën atë, një aset tejet të rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"