Juventusi blen Bernandeskin për 45 milionë euro, pritet të “trashëgojë” numrin 10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2017 | 11:30

Juventusi blen Bernandeskin për 45 milionë euro, pritet të “trashëgojë” numrin 10

Federiko Bernardeski është një lojtar i Juventusit. Mëngjesin e djeshëm, drejtuesit bardhezi dhe klubi i Fiorentinës që ishte në pronësi të kartonit të sulmuesit të ri kanë gjetur akordin, pas më shumë se një muaji bisedimesh.

bernandeski

Në fund, ata që kanë fituar kanë qenë vjollcët, të cilët jo vetëm kanë marrë 45 milionë eurot që kërkonin (40 milionë për kartonin, plus 5 milionë euro në formë bonusesh), shumë kjo që do të shlyhet nga kampionët e Italisë në tre këste të barabarta në tre vitet e ardhshme, por në të njëjtën kohë i kanë shtuar marrëveshjes edhe një tjetër klauzolë.

Në rast se Juventusi do ta shesë në të ardhmen futbollistin, atëherë Fiorentina do të fitojë edhe 10 për qind të shumës së transferimit, por me kushtin e një tavani fitimi prej jo më shumë se 5 milionë eurosh. Të enjten, futbollisti nuk ishte prezantuar në grumbullimin e skuadrës nga Firence, duke paraqitur një raport mjekësor, sipas të cilit ai kishte probleme gastriti në stomak.

Por, me sa duket, ajo që të gjithë aluduan mund të ketë qenë e vërtetë, për faktin se Federiko Bernardeski nuk ka dashur që t’i bashkohet Fiorentinës, duke qenë i sigurt se dje do të ishte dita e firmave në kontratë. Pë rsa i përket futbollistit, konfirmohen shifrat e bëra për shumë ditë me radhë: kontratë 5-vjeçare prej 4 milionë eurosh neto në sezon.

BLUZA ME NUMËR 10

Për sa i përket marrëveshjes, asaj i mungon vetëm firma e lojtarit, e cila do të vijë pas vizitave mjekësore, të cilat do të kryhen ditën e hënë dhe më pas 23-vjeçari mund të fluturojë menjëherë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu bashkuar Juventusit në turneun veror.

Një tjetër enigmë që duhet zgjidhur është ajo që lidhet me numrin e fanellës së Bernardeskit. Shumë është përfolur se ai do të jetë numri 10 i ri i bardhezinjve dhe ndoshta, duke parë edhe investimin e madh të bërë, ndoshta do t’i takojë pikërisht sulmuesit të talentuar që të vazhdojë trashëgiminë e ikonave si Sivori, Platini, Baxho, Del Piero apo edhe Tevez.

JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"