Jurgen Gjasula nuk rinovon me Liteksin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2014 | 12:30

Jurgen Gjasula nuk rinovon me Liteksin

GjasulaNuk është ende zyrtare, por Jurgen Gjasula e ka përfunduar thuajse aventurën e tij me Liteksin në Bullgari. “Tema Sport” bëri me dije edhe dje se mesfushori shqiptar është në krye të listës së largimeve nga skuadra në fund të këtij edicioni. Ai nuk është në planet e trajnerit të ri të Liteksit, Miodrag Jesiç, ndaj nuk do t’i rinovohet kontrata. Lojtari i Kombëtares shqiptare firmosi verën e shkuar një kontratë 1- vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një edicion, por ku të drejtën ekskluzive e ka klubi dhe jo lojtari. Në këtë mënyrë, duket se Gjasula do të vihet menjëherë në kërkim të një skuadre tjetër për edicionin e ri. Largimi i Jurgen Gjasulës nga Liteksi mund të lidhet edhe me faktin se ai është më i paguari te kjo skuadër. Lojtari erdhi në Bullgari në verën e 2013-s, për një rrogë prej 500 mijë eurosh neto. Sipas mediave bullgare, të cilat e panë me skepticizëm afrimin e tij në fillim të edicionit, ai ishte lojtari më i paguar i Liteksit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"