Juban Danja mbron kurorën e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2013 | 13:30

Juban Danja mbron kurorën e Kupës së Shqipërisë

Juban DanjaJUBAN DANJA-ADA 3-2
GOLAT: Vishkulli 26′, Veliu 50′, 58’/ Doçi 33′, Gruda 45′
JUBAN DANJA: Rripa (Rexhepi 53′), Veliu, Preçi, Rrotani, E.Jaku (Çapnagaj 77′), Rrahmani, Seranaj, Jashari, Vushkulli, Jashari, Mustafaj. Trajner: K.Krepi
ADA: Kokiçi, Franja, Sufaj, Bajrakurtaj, Lazri (Shpuza 60′), Prota, Govori, Doçi, Gruda, Baro (Djegsina 55′), Tula. Trajner: D.Haxhiosmanoviç
GJYQTARË: B.Ziri, Sh. Ziri, E.Veseli (Fushë Krujë)
KARTONË TË VERDHË: Veliu, Çapnagaj/ Djegsina

Juban Danja është shpal lur për të dytin vit radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra. Ajo mposhti në finale 3-2 kampionen në fuqi të vendit, Adën. Ndeshja nisi me një tronditje shtylle pas një gjuajtjeje të fortë të bërë nga rreth 37 m të mesfushores së Adës, Megi Doçi. Megjithatë në minutën e 26-të Anella Vishkulli shënon për Juban Danjën. Një gol që duket se do t’ia lehtësonte në maksimum punën ekipit të Jubanit rikonfirmin në Kupën e Shqipërisë. Por në minutën e 33-të Doçi, pas një gjuajtje mjeshtërore nga një goditje dënimi, ka barazuar shifrat e takimit në 1-1, që nuk ndryshojnë deri në fund të kësaj pjese. Në pjesën e dytë vajzat velipojake shënojnë golin e dytë vetëm 5 minuta pas startit të saj, pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes me portieren Ripaj. Ka qenë Gruda që ka përfituar duke e kaluar topin përtej vijës fatale. Një gol që ka rritur shumë lojën e vajzave të Jubanit, të cilat vetëm pas pesë minutash me anë të kapitenes Advie Veliut kanë barazuar rezultatin 2-2. Ky ekuilibër ka rritur shumë adrenalinën e Jubanit, që përsëri pas një loje më të mirë ka arritur të shënojë me anë të Veliut edhe golin e tretë, i cili ka zbehur besimin e vajzave velipojake. Mirëpo përsëri Megi Doçi me anë të një tjetër goditjeje standarde ka tronditur shtyllën transversale të portës së Jubanit. Sa i përket fundit të takimit, përveç një shtylle të tronditur nga Anela Vishkulli për vajzat e Jubanit, ka sjellë edhe mjaft çaste emocionuese në të dyja portat. Edhe pas katër minutave shtesë, skuadra e drejtuar nga tekniku Kreshnik Krepi dhe i mbështetur nga presidenti Ferdinand Jaku është kurorëzuar për të dytën herë me radhë fituese e Kupës së Shqipërisë në futbollin për femra në katër edicione të saj.

Jaku: Tani duam edhe kampionatin
Nuk kishte sesi të mos ndihej i emocionuar pas triumfit “strategu” i Juban Danjës, Ferdinand Jaku. “Jam shumë i kënaqur që arritëm të jemi përsëri ne fituesit e kupës. Nuk më mbetet tjetër, veçse t’i falënderoj të gjithë për kontributin e dhënë në këtë sukses. Dua të falënderoj përsëri donatorin Agim Cani që është shumë afër kësaj skuadre për të dytin vit me radhë. Meritë të veçantë ka edhe stafi teknik me në krye Kreshnik Krepin, e pa dyshim të gjitha vajzat, edhe ato të stolit. Dua të falënderoj gjithashtu edhe njerëzit e medias për pasqyrimin që i kanë bërë gjithnjë dhe në kohë reale e me vërtetësi ekipit tim. Tani ambiciet tona janë që të marrim edhe titullin e kampionit në këtë sezon, pasi edhe mundësitë ekzistojnë. Madje janë tepër reale”, – deklaroi presidenti Jaku.

KRESHNIK KREPI
“Jam shumë i kënaqur për arritjen e këtij suksesi. I falënderoj të gjithë. Ishte një rikthim i bukur te kjo skuadër. Edhe vjet e kam fituar kupën dhe këtë vit rikthehem në krye të kësaj skuadre përsëri me këtë trofe. Ishte një finale e bukur dhe me faza interesante. Për më tepër, dua të vlerësoj ekipin tim për forcën e karakterit që shfaqi. Arriti ta kthente rezultatin nga 1-2 në 3-2”, – u shpreh Krepi.

ADVIE VELIU
“Mendoj se e kemi merituar plotësisht këtë kupë. Jemi një nga skuadrat më të mira të vendit, gjë që e treguam edhe sot (dje). Ishte një fitore që u shkon të gjitha vajzave të skuadrës dhe në veçanti drejtuesve të saj, të cilët po investojnë gjithçka për të. Tani kemi besimin se kjo skuadër me këtë kontigjent lojtaresh do të fitojë edhe trofeun e kampionatit”, – tha Veliu.
ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"