Josa fiton përsëri, Prishtina e tij tashmë kryeson Superligën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2017 | 17:40

Josa fiton përsëri, Prishtina e tij tashmë kryeson Superligën e Kosovës

Në javën e 11-të në Superligën e Kosovës, ka pasur një ndryshim në tabelën e renditjes. Tashmë është Prishtina ajo që kryeson kampionatin, me 21 pikë në total.

Josa

Fitorja 4-0 ndaj Besës, e treta radhazi, ka sjellë që Prishtina e Mirel Josës, të dalë e para në klasifikimin, edhe pas humbjes së Llapit ndaj Lirisë. Golat u shënuan nga Makenda, Januzi dhe dopieta e Ahmetit.

Sfida tjetër mes Vllaznisë dhe Gjilanit u mbyll në barazim pa gola, 0-0.

RENDITJA

klasifikim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"