Jo vetëm mesfushorin e Barcelonës, klubi spanjoll i ofron vend në formacion Shaqirit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:02

Jo vetëm mesfushorin e Barcelonës, klubi spanjoll i ofron vend në formacion Shaqirit

Sevilja nuk dëshiron të rikthejë në skuadër mesfushorin e Barcelonës Ivan Rakitiç, por dhe të sigurojë shërbimet e lojtarit të Liverpulit Xherdan Shaqiri.

xherdan-shaqiri

Media zvicerane “Blick” shkruan se klubi spanjoll është i gatshëm t’i ofrojë Shaqirit vendin e padiskutueshëm të titullarit. Megjithatë, kostoja prej 30 milionë eurosh e vendosur nga Liverpuli për 28-vjeçarin e ka luhatur paksa Seviljan për të depozituar menjëherë shumën e kërkuar për ish-lojtarin e Bajern Mynihut dhe Interit.

Megjithatë, duke parë cilësitë e Shaqirit dhe eksperiencën në Gjermani, Itali dhe Angli, andaluzianët nuk do të dëshironin të humbisnin një lojtar me vlera.

Për Shaqirin interesohen dhe Gallatasarai si dhe Roma, por Sevilja është treguar më e gatshme për të mirëpritur futbollistin e Zvicrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"