Jo vetëm derbin, Tirana humb edhe premion e majme të premtuar nga Halili

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 10:52

Jo vetëm derbin, Tirana humb edhe premion e majme të premtuar nga Halili

Ekipi i Tiranës nuk humbi dje vetëm ndeshjen. Skuadra bardheblu ka humbur edhe një shumë të majme në formë premioje.

tirana partizani]

Në fakt, jo zyrtarisht është mësuar se presidenti Refik Halili u kishte premtuar në rast fitoreje një premio që shkonte rreth 30 milionë lekë të vjetër.

Gjithsesi, në fund lojtarët nuk ia dolën të fitonin paratë, pasi ishin të kuqtë që triumfuan në derbi.

Sfida u ndërpre për 13 minuta në fillimin e pjesës së dytë, me tifozët e Tiranës që lëshuan fishekzjarrë dhe flakadanë në një nga tribunat qendrore, duke shkaktuar një re të madhe tymi mbi qiellin e “Air Albania”. Tifozët e Tiranës në derbin e djeshëm ndezën plot 500 flakadanë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"