Jo vetëm De Biazi, shumë VIP-a në stadium për Shqipërinë U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2016 | 23:30

Jo vetëm De Biazi, shumë VIP-a në stadium për Shqipërinë U-17

Në stadiumin “Bruno Beneli” të Ravenës për të ndjekur ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Europian 2017 mes Italisë U-17 dhe Shqipërisë U-17 nuk ishte vetëm De Biazi “VIP”-i i pranishëm.

de biazi

Figura të tjera shumë të rëndësishme të futbollit italian kishin zgjedhur t’i ndiqnin nga afër talentet e rinj të komëbtares së tyre në paraqitjen e parë përballë kuqezinjve.

Emri më i madh ishte padyshim ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki. Trajneri i komëbtares italiane U-21, Xhixhi Di Baxhio, ishte gjithashtu i pranishëm për të ndjekur ndonjë element të vlefshëm për skuadrën që ai drejton. Figura të tjera prezente ishin Mauricio Vishidi dhe Mauro Sandreani.

Disa nga talentet e komëbtares shqiptare gjithashtu posedojnë pasaporta italiane duke qënë se janë lindur dhe rritur në shtetin fqinj, ndaj në rast se ndonjëri prej kuqezinjve me paraqitjen e tij ka fituar vëmendje, mund të mos vonojnë ofertat për të ndryshuar ekipin komëbtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"