Jo vetë Xhejms, një tjetër lojtar i Skënderbeut në “orbitën” e Shkëndijës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 19:06

Jo vetë Xhejms, një tjetër lojtar i Skënderbeut në “orbitën” e Shkëndijës

Shkëndija nuk do vetëm Xhejms Adenijin nga Skënderbeu, por edhe Gledi Micin. Pjesëmarrja në Champions League ka detyruar drejtuesit e klubit tetovar që të hedhin “grepat” në Korçë, atje ku eksperienca në këtë kompeticion është me bollëk. Shpallja e “divorcit” me Ardian Cuculin, e kthen në domosdoshmëri gjetjen e pasardhësit të tij.

Mici

Dhe mbrojtësi 27-vjeçar i korçarëve shihet si i duhuri për krahun e majtë. Fakti që lojtari nuk ka kontratë me klubin bardhekuq për sezonin e ri, shton edhe më shumë kreditet për arritjen e një marrëveshje. Megjithatë, vetëm pasi palët të ulen për të diskutuar për detajet e kontratës mund të flitet për ndonjë marrëveshje.

Skenderbeu

Edhe pse Gledi Mici shpalli besnikëri publikisht për Skënderbeun, ndoshta mundësia për të luajtur në Champions edhe mund ta josh. Kujtojmë që pak ditë më parë Shkëndija negocioi edhe me Idriz Bathën e Partizanit, por palët nuk gjetën dot akordin sa u përket termave kontraktualë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"