“Jeni më të mirët e Tiranës”, Erion Veliaj vlerëson kampionët që ngritën flamurin kuqezi në Moskë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2021 | 20:58

“Jeni më të mirët e Tiranës”, Erion Veliaj vlerëson kampionët që ngritën flamurin kuqezi në Moskë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur ditën e sotme, dy peshëngritësit shqiptarë, që ngritën flamurin kuqezi në Europianin e Moskës, Evangjelia Veli dhe Briken Calja. Këta të fundit janë vlerësuar për arritjen e tyre nga kryebashkiaku i Tiranës.

veliaj

Calja dhe Vangjeli siguruan 3 medalje në Europianin e pak ditëve më parë në Rusi. Në fjalët etij Veliaj tha se ndihet i privilegjuar që pret kampionët e peshëngritjes. “Jam shumë krenar për Evangjeli Velin, Briken Çaljan, Daniel Godellin, Erkand Qerimajn dhe Krenar Shorjan, që na nderuan në Moskë, duke na sjellë edhe medalje, e mezi pres që ta ngrenë lart Flamurin Shqiptar edhe në Lojrat Olimpike. Faleminderit edhe Presidentit të Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza. Jeni më të mirët!

Me të vërtetë qyteti ka 1 milion banorë, por ju jeni më të mirët. Jeni një shembull edhe për fëmijët e vegjël, që kur të rriten të themi do bëhen si ju”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"