“Jemi njëlloj si Shqipëria”, trajneri i Izraelit për Ligën e Kombeve: Grup interesant, por nuk di a do të jem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2021 | 22:36

“Jemi njëlloj si Shqipëria”, trajneri i Izraelit për Ligën e Kombeve: Grup interesant, por nuk di a do të jem

Izraeli do të jetë një nga rivalët e Shqipërisë në Ligën e Kombeve në edicionin e vitit 2022. Kuqezinjtë janë në grupin B2 dhe shorti i ka vënë përballë një ekip të cilin e kanë ndeshur edhe pak vite më parë, në kualifikueset e Botërorit 2018 si dhe në Ligën e Kombeve.

rutenshtajner

Një sfidë interesante, por e cila gjen Izraelin në një situatë shumë të çuditshme, Trajneri Uilli Rutenshtajner, ka deklaruar sot se nuk e di ende nëse do të konfirmohet në detyrë apo jo, pasi kontrata i skadon vetëm pak ditë para sfidave të qershorit.

“Nuk e di nëse do të jem trajneri në Ligën e Kombeve sepse kontrata ime skadon në maj. Është një grup tërheqës me udhëtime shumë të gjata dhe distanca të mëdha për të përshkruar. Është një grup shumë sfidues, Rusia është skuadra favorite, e ndjekur nga Islanda. Izraeli dhe Shqipëria janë në të njëjtin nivel. Kemi një shans të madh për të ruajtur vendin tonë në Ligën B dhe për të fituar përvojë në takime me rivalë të fortë”, ishin fjalët e tij pas shortit.

PANORAMASPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"