“Jemi në kohë për të ndërtuar Tomorin”, drejtori Bejo nuk pranon të dorëzohet: Kryebashkiaku do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 22:14

“Jemi në kohë për të ndërtuar Tomorin”, drejtori Bejo nuk pranon të dorëzohet: Kryebashkiaku do të…

Paqartësi të mëdha për të ardhmen e Tomorit. Ndonëse kryebashkiaku Ervin Demo ka premtuar ndërtimin e një ekipi dinjitoz për 100-vjetor, asnjë hap nuk është marrë. As nuk është vendosur për stafin teknik e për të mos folur për organikën që mbylli sezonin dhe afrimet e reja.

klevis dalipi tomori 1

E megjithatë, deklarata që jep drejtori teknik jep shpresë. Avenir Bejo qartëson se shumë shpejt do të ketë zhvillime konkrete për ekipin.

Për “Panorama Sport” ai thekson se kohë ka ende për të realizuar projektin për ditëlindjen shekullore. “Jemi ende në kohë. Është mesi i muajit qershor dhe natyrshëm ka një lloj shqetësimi, por shumë shpejt kryebashkiaku Ervin Demo do të vendosë zyrtarisht për të ardhmen e Tomorit.

Ne të gjithë besojmë te presidenti dhe e dimë që çdo vendim që do të merret, do të jetë në të mirën e beratasve. Ai do të bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme në bashkëpunim me donatorët, që edhe në kampionatin e ardhshëm të shohim Tomorin që duam.

Dhe dihet se çfarë duan që të gjithë, të shijojnë ndërtimin e një ekipit që të jetë kompetitiv dhe me pretendime të mëdha. Vetë historia shekullore na e imponon këtë”, ka përfunduar drejtori teknik, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë të reja në Berat.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"