“Jemi ende në kontakte”, e zbulon talenti shqiptar: Do kaloja te Arsenali, por infektimi i Artetës anuloi gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 0:07

“Jemi ende në kontakte”, e zbulon talenti shqiptar: Do kaloja te Arsenali, por infektimi i Artetës anuloi gjithçka

Ismet Lushaku është një nga lojtarët më të talentuar kosovar, i cili ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Eskilstuna në Suedi. Pikërisht për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera, në gjurmët e talentit 19-vjeçar u vu Arsenali.0_Ismet-Lushaku-2

Diçka të tillë e ka zbuluar vetë mesfushori, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se do të kalonte te klubi anglez për provë, por vetëm 3 ditë para se të ndodhte kjo rezultoi pozitiv me Koronavirus trajneri Arteta dhe gjithçka u ndërpre, duke shtuar se është ende në kontakte me klubin.

“Ata më kanë vëzhguar për një kohë të gjatë dhe merkaton e shkuar dhe dëshironin të më shinin edhe nga afër. Kështu, unë pata një ofertë për tu stërvitur dhe të luaja me ekipin e Arsenal U23. Vetëm tre ditë përpara se unë të shkoja aty, trajneri Mikel Arteta rezultoi i prekur me Covid-19.WEB_SPORT

Pas kësaj ata më thanë se askush nuk mund të hynte në Angli për provë dhe ata që ishin atje që do ndiqnin provën time, duhet të shkonin në shtëpitë e tyre, pasi nuk donin që unë apo ata të infektoheshin aty. Që atëherë nuk ka pasur diçka konkrete, por ata ende janë në kontakte me agjentët e mi.”, u shpreh Lushaku.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"