“Jemi edhe ne në garë për Ligën e Europës”, Pioli: U surprizova nga eliminimi i Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 22:07

“Jemi edhe ne në garë për Ligën e Europës”, Pioli: U surprizova nga eliminimi i Interit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, dha një interviste për “Sky Sport”, pas përfundimit të ndeshjes së Ligës së Europës që skuadra e tij fitoi me shifrat 3-1 kundër Slavies së Pragës. Ai u shpreh i lumtur që kuqezinjtë u kualifikuan për në çerekfinalet e kompeticionit.

Stefano-Pioli-Milan-TV-750x468

“Ne e shfrytëzuam superioritetin numerik më mirë se në ndeshjen e parë. Nëse do të ishim 11 kundër 11, gjërat do ishin më të vështira. Ne jemi mirë, është një moment pozitiv, kemi 3 sulmues me kualitet.

Darkën me Ibran dhe Furlanin e vlerësova shumë. Ata më dhanë një dhuratë për 100 fitoret me Milanin.

Mendoj se niveli i futbollit italian në krahasim me ekipet e mëdha europiane është më i ulët. Kjo si pasojë e diferencave ekonomike. Eliminimi i Interit ishte surprizë. Mendoj se nuk jemi shumë larg, por nëse vazhdojnë shpenzojnë në këtë mënyrë nuk është e lehtë.”

Milan do të mësojë kundërshtarin e tij për në çerekfinalet e Ligës së Europës, ditën e nesërme në orën 13:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"