Java e 10-të e Kategorisë së Dytë, ja sfidat e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2018 | 10:31

Java e 10-të e Kategorisë së Dytë, ja sfidat e sotme

Kategoria e dytë luan ditën e sotme javën e 10-të të saj. Në grupin A dhe B priten sfida të “nxehta” që do të vendosin shumë. Kryesuesit e Luzi 2008 janë pushim dhe rivalët do të kërkojnë ta kapin në renditje në grupin A. Partizani B do të ndeshjet me Tërbunin, një sfidë që këdo që fiton do ta çonte në krye të klasifikimit.

kategoria_e_dyte_nr-470x237-470x237-470x2371-470x2373-470x237
Në grupin B pritet të ketë sfida të forta që kanë prodhuar gjithmonë tensione. Maliqi kryesues do të kërkojë të ruajë pozicionin përballë Tepelenës. Sfidë me interes është edhe ajo mes Përmetit dhe Memaliajt. Shkumbini i vendit të dytë do të përballet me Delvinën. Të gjitha takimet do të nisin në orën 14:00. Më poshtë mund të zbuloni të gjitha ndeshjet dhe klasifikimet.

kat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"