Janari i dy rivalëve për titullin, ja kalendari i dueleve në distancë të Partizanit dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2022 | 22:29

Janari i dy rivalëve për titullin, ja kalendari i dueleve në distancë të Partizanit dhe Tiranës

Pas një pauze prej më shumë se gjysmë muaji, Kategoria Superiore kthehet në fushë në mes të janarit. Në harkun e 15 ditëve, Partizani do të luajë plot 5 ndeshje, duke pasur kështu një kalendar tejet të ngjeshur.

hamiti bitri ismajlgeci

Të kuqtë e nisin vitin me një duel ndaj Vllaznisë, teksa më pas luajnë në Kupë ndaj Korabit, para se të kthehen në Kategorinë Superiore për të sfiduar fillimisht Kastriotin, e më pas Teutën dhe Egnatian.

sadsdasda

Kthimi i kampionatit do të jetë i ngjeshur për çdo skuadër. Përfshirë edhe Tiranën. Bardheblutë në 15 ditë do të luajnë pesë takime. Një ndeshje do të jetë për Kupën e Shqipërisë, pikërisht me Lushnjën, më 18 janar. Më pas skuadra e Shehit do të kalojë Laçin, Bylisin, Erzenin dhe Kukësin. Pothuajse të gjitha skuadrat e fundtabelës dhe ekipe delikate si Laçi e Erzeni.

sssssssssss

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"