“Jam lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave”, mesfushori largohet nga Erzeni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2021 | 13:08

“Jam lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave”, mesfushori largohet nga Erzeni

Mirjan Hima shpall “divorcin” me Erzenin. Mesfushori nuk është me pjesë e shijakasve. Këtë vendim ai e ka komunikuar me anë të një postimi në rrjetet social, ku ai ka njoftuar se vazhdimësia e tij do të jetë larg shijakasve.

erzeni

Ndërsa në një prononcim të tijin për “Panorama Sport”, 23-vjeçari thotë se nuk është bindur nga oferta. Kështu, pas 23 ndeshjeve të luajtura dhe 7 golave të shënuar, Hima e mbyll me Erzenin. “Vendimi është përfundimtar. Tani jam një lojtar i lirë dhe në pritje të ofertave që mund të vijnë.

E ndiej se kam nevojë për një eksperiencë të re. Me drejtuesit diskutuam për një bashkëpunim të mundshëm, por oferta nuk më është dukur bindëse, ndaj dhe bisedimet janë mbyllur tashmë. Kam kaluar një sezon fantastik në Shijak me pluset dhe minuset e tij dhe jam i bindur që gjërat do të shkojnë në rrugën e duhur për Erzenin në vazhdimësi”, përfundoi Hima.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"