“Ja çfarë u thashë lojtarëve pas ndeshjes me Veronën”, Konte: Lukakun nuk e rrezikoj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 8:31

“Ja çfarë u thashë lojtarëve pas ndeshjes me Veronën”, Konte: Lukakun nuk e rrezikoj

Interi dëshiron të rigjejë tri pikët pas dëshpërimit të barazimit me Veronën. Dhe trajneri zikaltër, Antonio Konte, gjatë intervistës nga “Inter TV” (që dje zëvendësoi konferencën për shtyp) ka shpjeguar pikat se ku duhet të përmirësohet skuadra: “Duhet të limitojmë gabimet individuale, në këtë moment po i paguajmë shtrenjtë. Megjithatë jemi në rrugën e duhur, në nivel loje, ritmi dhe presioni. Jam i kënaqur nga paraqitja e së enjtes”.
kONTE

Një nga aspektet pozitive kur luan me ritme kaq të larta është fokusimi te ndeshja e radhës. Si keni arritur të gjeni motivimet e duhura?
Është e thjeshtë: u thashë lojtarëve që isha i lumtur për paraqitjen në Veronë, ndaj kjo është rruga e duhur. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë deri tani, duke u përpjekur gjithmonë të limitojmë disi gabimet. Megjithatë, rruga është e duhura.
TORINO
Çfarë Torinoje prisni?
Sipas mendimit tim ka një cilësi superiore të skuadrës ndaj klasifikimit, me siguri është nisur me objektiva të tjera. Ka lojtarë shumë të mirë. Do të vijnë në “San Siro” për pikë. Edhe ne megjithatë duam të fitojmë.

Të 16 golat e fundit të tyre janë regjistruar nga brenda zonës. Keni punuar nën këtë aspekt?
Po, i kam stërvitur për të qëndruar jashtë zonës, për të evituar këto situata… Normalisht është një batutë, por duhet treguar kujdes, sepse në skuadrën e Torinos ka lojtarë cilësorë.

Nëntë golat e fundit në shtëpi i keni shënuar me lojtarë të ndryshëm: është një statistikë tek e cila shikoni futbollin tuaj?
Sigurisht, madje këtë vit tek Interi po ndodh në mënyrë më të shpeshtë, sepse kemi shtuar sulmet në zonën kundërshtare, dhe si pasojë, manovra është më pak e parashikueshme. Jemi në rrugën e duhur, më pas një fitore në vend të barazimit mund të ndryshojë gjykimin nga negativ në pozitiv.
interiiii
Mund të presim ndonjë ndryshim në formacion?
Do të bëjmë disa vlerësime, sepse tani do të jetë një periudhë më intensive krahasuar me ditët e kaluara, meqenëse luajmë nesër (sot), më pas të enjten në Ferrara dhe të dielën në Romë. Duhet të menaxhojmë energjitë dhe të bëjmë disa vlerësime.
lukaku.udinese.inter.2019.2020.pugno.750x450
Si ndihen Barela, Mozes dhe Lukaku?
Romelu dje (të shtunën) nuk ndihej shumë mirë, sot (dje) është përmirësuar dhe shpresoj ta kem shpejt në gatishmëri. E dimë rëndësinë e tij, nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por është e drejtë të bëhen disa vlerësime dhe të mos kryhen rreziqe, sepse nëse humbasim një lojtar tani, e humbasim deri në fund të kampionatit. Shpresoj që stafi mjekësor të bëjë vlerësimet e duhura. Nikolo po përmirësohet, uroj që ta kemi që me Romën. Sensi po riaftësohet, ndërsa Vesino sërish nuk është në dispozicion. Edhe në rastin e Mozes do të merren vlerësimet e duhura me stafin, nëse do të duhet të presim disa ditë më shumë.

LEDIO NASE – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"