Ismajli: Çdo ekip kombëtar ka krizë, kisha emocione kur hyra në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 14:28

Ismajli: Çdo ekip kombëtar ka krizë, kisha emocione kur hyra në fushë

Ardian Ismajli ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të programuar ditën e sotme në 13:30. Qëndërmbrojtësi ka rrëfyer edhe debutimin me ekipin kombëtar.

bandicam 2018-11-18 14-07-17-930

Debutim me humbje për ju…

Nuk e kisha menduar këtë situatë, por fati donte që Mërgimi të merrte atë karton dhe të futesha unë. Futbolli i ka këto dhe ne tani duhet ta mbajmë kokën dhe të shohim para.

Si u ndjetë kur u fute në fushë?

Ishte koha ime të ndihmoja skuadrën. Emocionet kanë qenë të mëdha, por në moment që u futa ishin edhe më të mëdha. E kam pritur këtë debutim, pavarësisht humbjes.

Si ju kanë pritur në kombëtare?

Më kanë pritur shumë mirë, ambienti është i mirë. Kam marrëdhënie të mira dhe më kanë afruar. Çdo gjë është në rregull.

E ardhmja e kombëtares?

Çdo ekip kombëtar ka krizë, besoj se do e kalojmë shumë shpejt këtë situatë dhe do të rikthehemi te rezultatet pizitive. Them se do të vijë përsëri koha të kualifikohemi si në Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"