“Ishim në krizë psikologjike”, Fjoart Jonuzi: Tirana s’del pa trofe, “Final 4” detyrim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 16:20

“Ishim në krizë psikologjike”, Fjoart Jonuzi: Tirana s’del pa trofe, “Final 4” detyrim

Fjoart Jonuzi ishte njeriu i ndeshjes në sfidën derbi me Dinamon. Me golin e tij ndaj bluve, mesfushori i bardhebluve i dha tri pikë Tiranës. Pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë Tiranën shumë pranë zonës “Final 4”.

fjoart jonuzi

Për “Panorama Sport”, lojtari i Tiranës që u bashkua këtë sezon me bardheblutë, foli si për rrjetën, ngërçin që ka kaluar skuadra, por edhe qëllimin që ka klubi për fitimin e dy trofeve në këtë kampionat.

Jonuzi, një gol i rëndë, pasi me këtë rrjetë Tiranës i dhuruat fitoren në derbin me Dinamon?

Jam shumë i kënaqur për golin. Të them të vërtetën gjatë 90 minutave e ndërlikuam takimin. Kjo ndeshje nuk duhet të na ikte nga duart. Në fund ishin tri pikë shumë të rëndësishme për ne. Jam i lumtur për golin e parë me Tiranën dhe shpresoj që edhe në vazhdimësi ta ndihmoj ekipin për triumfuar në sfida të tjera.

Çfarë nuk ka shkuar këto javë kampionat që nuk keni arritur të fitoni?

E përsëris, e rëndësishme ndaj Dinamos ishte të merrnim tri pikët. Prej shumë ndeshjesh kishim një ngërç psikologjik që e kaluam dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Tirana është larg ende një pikë nga “Final 4”.

Pak është, por a e prek Tirana, zonën “Final-4”?

“Final 4” është një objektiv madhor që duhet ta arrijmë. Një objektiv që ne duhet të japim maksimumin me sezbën. Tirana si skuadër i ka cilësitë dhe lojtarët, por në këtë mes ka hyrë në pjesë gjendja psikologjike. Me fitoren e kësaj ndeshje unë kam besim që Tirana do të shkojë në “Final 4”.

Për ju është sezoni i parë te bardheblutë. Si ka qenë sezoni i Fjoart Jonuzit te Tirana?

Ky sezon ka pasur oshilacione. Në fillim janë ndërrimet e trajnerëve. Shijet e tyre janë të ndryshme, por për këtë pjesë nuk dua të bëj komente. Normalisht tani stafi më ka dhënë besim. Shpresoj që të tregoj atë nivel kam dhe kam treguar më parë dhe të vazhdoj me një ritëm sa më të lartë. Kujt ia dedikoni golin? Golin ia dedikoj familjes pasi është mbështetja më e madhe që kam.

Tirana është në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, por edhe ka shans për “Final 4”. A mund t’i fitojë të dy trofetë ekipi bardheblu?

Mund t’ia arrijë. Jemi në lojë, pasi edhe në gjysmëfinale luajmë me Kukësin. Dhe pavarësisht se është Kukësi i fundit, vlerësoj se kundërshtari do të jetë i vështirë, por na ndihmon pjesa që luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi në Tiranën. Edhe në kampionat këto tri pikët na plotësojnë. Kemi takimin e radhës me Teutën dhe patjetër do ta vlerësojmë.

Luani me Teutën, një skuadër e bezdisshme dhe ju keni lënë jo pak pikë këtë kampionat?

Skuadër e bezdisshme është. Ekipi shumë agresiv. Pas fitores ndaj Partizanit kanë marrë zemër. Në këto kushte ne duhet të luajmë si në gjysmëfinalen e Kupës, por këtë herë duhet të marrim tri pikët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"