Ish-trajneri nuk i kursen kritikat për Lushnjën, Baballëku: 500 milionë për dështimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:48

Ish-trajneri nuk i kursen kritikat për Lushnjën, Baballëku: 500 milionë për dështimin

Ish-trajneri i Lushnjës, Ramadan Baballëku, në një opinion për gazetën “Panorama Sport” tha se futbolli verdhejeshil pati një tjetër sezon të dështuar.

apolonia-lushnja

“Së pari, Lushnja po vendos në radhë vitet në Kategorinë e Parë. Për një ekip si Lushnja, kur nuk realizohet ngjitja në Superiore, sezoni quhet i dështuar. Për çdo vit shpenzohen rreth gjysmë miliardi lekë (të vjetër) dhe në fund ekipi mbetet në Kategorinë e Parë. Edhe në këtë sezon që sapo u mbyll ndodhi e njëjta gjë. Pavarësisht se fillimi ishte shumë i mirë, Lushnja u arrit si nga Apolonia edhe nga Pogradeci.

Ekipi pretendent duket në ndeshjet e mëdha, ndërsa Lushnja humbi në fushën e saj me të rinjtë e Apolonisë. Kundërshtari direkt i shënoi dy gola, goditi traversën, humbi 5-6 raste të tjera, dominoi lojën. Po kështu edhe në Pogradec, një rival me 3-4 lojtarë mbi peshë, me portierin e tretë në portë. Mendoj që duhet një analizë e thellë nga drejtuesit e bashkisë, që vetë i japin këto fonde për futbollin. Nuk ka kërkesë llogarie, nuk ka infrastrukturë dhe akademia nuk ka rezultate.

Mendoj se duhet ndryshuar mënyra se si të investohet për futbollin e Lushnjës. Infrastrukturë + akademi dhe një projekt afatgjatë, për të pasur një skuadër faktor në futbollin shqiptar”, është shprehur ish-trajneri Ramadan Baballëku.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"