Ish-trajneri i Milanit i jep fund papunësisë, gati firma me ekipin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 15:28

Ish-trajneri i Milanit i jep fund papunësisë, gati firma me ekipin e Serisë A

Marko Xhampaolo është takuar me presidentin e Torinos, Urbano Çairo dhe drejtorin sportiv Davide Vagnati, gati për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare. “Gazzetta Dello Sport” zbulon se Xhampaolo do takohet me drejtuesit e Milanit për të zgjidhur në mënyrë konsensuale kontratën me kuqezinjtë, në mënyrë që të firmos me Torinon.

Xhamapoli

“Calciomercato.com” raporton se Xhampaolo është gati për të nënshkruar një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, ku do përfitojë 1.4 milionë euro në vit. Xhampaolo ka qenë pa punë që kur u zëvendësua nga Stefano Pioli në stolin e Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"