Ish-sulmuesi i Junajtid flet për gjendjen e klubit: Kanë lojtarë të rinj dhe të talentuar, por iu duhet një futbollist si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 21:29

Ish-sulmuesi i Junajtid flet për gjendjen e klubit: Kanë lojtarë të rinj dhe të talentuar, por iu duhet një futbollist si…

Mançester Junajtid nuk po kalon një periudhë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa në 8 ndeshje të zhvilluara në kampionat kanë marrë vetëm 9 pikë.0-manchester-united-goal

Problemet te “Djajtë e Kuq” janë shumë të mëdha, teksa drejtuesit kërkojnë që skuadra të fillojë të reagojë menjëherë në fushën e lojës. Për gjendjen e Junajtid ka folur edhe një ish-lojtar i kësaj skuadre, siç është sulmuesi Dimitar Berbatov.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, bullgari është shprehur se në skuadër ka lojtarë të mirë por duhet një si Mandzukiç: “Në rast se ju shisni dy sulmuesit tuaj kryesorë, atëherë të paktën duhet të afroni një tjetër në skuadër. Të gjithë e shohin se Junajtid ka nevojë për lojtarë rezervë. Antoni Marsial është i dëmtuar dhe nuk ka asnjë golashënues tjetër të fortë në skuadër.

Ata kanë lojtarë të rinj dhe të talentuar, por në të njëjtën kohë atyre iu duhet një futbollist si Mario Mandzukiç. Unë mendoj se ai është një lojtar shumë i mirë, ndonëse ai nuk ka luajtur asnjëherë në Angli, unë besoj se nëse vjen ai do të futet menjëherë në ritmin e Premier Ligës.Berbatov

Ibrahimoviç ishte 34-vjeç kur nënshkroi me Junajtid dhe nuk kishte asnjë problem. Kroati është një lojtar i ngjashëm dhe shpresoj që ai të nënshkruajë për këtë klub.”, u shpreh Berbatov.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"