Ish-mesfushori i Vllaznisë “presion” Shqipërisë: I ndalim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 10:18

Ish-mesfushori i Vllaznisë “presion” Shqipërisë: I ndalim

Trajneri i Andorrës, Koldo Alvarez, në konferencën e djeshme për shtyp nga stadiumi “Elbasan Arena”, pranoi forcën e Shqipërisë, por ka besim tek ekipi i tij për të bërë një paraqitje pozitive. 

trajneri i andorres koldo alvarez 

“Jemi optimistë dhe do të synojmë të marrim më të mirën, edhe pse nuk do të vijmë me idenë që do të fitojmë, sepse ekipi përballë është më i fuqishëm. Shqipëria ka lojtarë që militojnë në ekipe më të mira sesa ne. Do të luajmë për më të mirën. Sa i përket faktit që Shqipëria mund të luajë me rezerva, mund të them se ne mund të kontrollojmë atë që do të bëjë Andorra dhe jo Shqipëria. Kjo është diçka që e ka në dorë Shqipëria, sepse ndoshta e kanë mendjen edhe te Franca. Mungesat tona? Do të futen të tjerë në fushë, do të luajnë ata. Shqipëria ka tre mbrojtës të fuqishëm, mesfushë që mund të na hapë probleme, edhe pse mund të mos luajnë, por do të kenë cilësi për të na vënë në vështirësi. Ne po kalojmë një fazë të mirë dhe mendojmë t’i hyjmë punës tamam dhe të nxjerrim rezultat sa më të mirë”, u shpreh trajneri i Andorrës për t’i lënë radhën më pas mesfushorit Serxhi Moreno, i cili është një njohje e vjetër, pasi në vitin 2012 ka qenë pjesë e Vllaznisë kur kjo e fundit drejtohej nga Rudi Vata.

serxhi moreno

Moreno ka qenë dikur edhe lojtar i Getafes, ndërsa në konferencën për shtyp foli me optimizëm për sfidën me kuqezinjtë. “Vijmë nga një ndeshje e mirë me Islandën dhe e dimë që kemi një rival të fortë para nesh dhe do të synojmë të bëjmë më të mirën. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në ligat më të mira në botë, por do të kemi mundësitë tona dhe do t’i shfrytëzojmë ato. Nuk ka rëndësi klasifikimi në këtë situatë, ne do të japim gjithçka”, deklaroi mesfushori 31-vjeçar.

343

V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"