Ish-mesfushori i Okserit vishet bardheblu, Bingulia: Ja çfarë më tregoi Merveil

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 16:59

Ish-mesfushori i Okserit vishet bardheblu, Bingulia: Ja çfarë më tregoi Merveil

Hardi Bingulia është prezantuar sot te bardheblutë e Tiranës si blerja më e re e merkatos. Mesfushorit nga Kongo i është besuar fanella me numrin 10, pasi ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me 24 herë kampionët e vendit.

Bingulia

Bingula u bashku dje me skuadrën në stërvitje dhe klubi bën me dije se ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Ze Maria këtë fundjavë në sfidën ndaj Pogradecit. Pritshmëritë për këtë futbollist janë realisht të mëdha, megjithatë cilësitë dhe vlerat e tij do t’i shohim në fushë.

Mesfushori i Tiranes

Në një prononcim për klubin gjatë prezantimit, mesfushori kongolez është shprehur:

“Jam i lumtur qe jam këtu dhe për aventurën e re. Tirana është një klub i madh. Merveil më ka treguar për atmosferën e mire, futbollin cilësor dhe atmosferën qe krijojnë tifozët. Mezi pres te luaj dhe premtoj me te mirën time.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"