Ish-mesfushori i Liverpulit flet për marrëdhënien me Klop: Nuk flisja me të, s’më dha asnjë këshillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 15:14

Ish-mesfushori i Liverpulit flet për marrëdhënien me Klop: Nuk flisja me të, s’më dha asnjë këshillë

Një nga transferimet e Liverpulit në verën e kaluar ishte edhe Fabio Karvaljo, i cili në sezonin e parë arriti të aktivizohej në 21 ndeshje përgjatë sezonit, edhe pse vetëm katër prej tyre i nisi nga minuta e parë.Talenti 20-vjeçar i Liverpoolit: Nuk flas me Klopp, s’më dha asnjë këshillë

Këtë verë, “të kuqtë” e huazuan në Bundesligë te Lajpcig. Në fjalët e tij të para si futbollist i ekipit gjerman, mesfushori me tipare sulmuesi zbuloi se nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Jyrgen Klop.

“Të them të drejtën, unë nuk flas me Jyrgen Klop. Ai nuk më dha asnjë këshillë për kalimin në Gjermani, unë duhet thjesht të mësoj vetë dhe besoj se kjo është mënyra më e mirë për t’u rritur”, u shpreh Karvaljo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"