Ish-mbrojtësi i Interit: Asllani është i jashtëzakonshëm, shpresoj të shpërthejë sezonin e ardhshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2023 | 22:26

Ish-mbrojtësi i Interit: Asllani është i jashtëzakonshëm, shpresoj të shpërthejë sezonin e ardhshëm

Ish-mbrojtësi i Interit, Fabio Galante ka dhënë një intervistë për “Tuttosport”, teksa u ndal tek mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani dhe sulmuesi belg Romelu Lukaku.

ghjb

“Shpresoj që Asllani të jetë zbulimi i Interit për sezonin 2023-2024. Është një djalë i jashtëzakonshëm, me cilësi të mëdha, i duhet vetëm besim dhe pastaj do të shpërthejë. Jam i kënaqur me perfomancat e Lukakut dhe dashurinë që ka treguar për fanellën. Do të ishte turp të mos ishte sezonin e ardhshëm”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"