Ish-lojtari i Legias analizon Muçin, ja çfarë mund të ndodhë me sulmuesin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 22:33

Ish-lojtari i Legias analizon Muçin, ja çfarë mund të ndodhë me sulmuesin e Kombëtares

Skuadra e Legias njoftoi nënshkrimin me sulmuesin spanjoll Karlitos, i cili kthehet pas tri vitesh tek ekipi polak. Megjithatë, 32-vjeçari vjen në një kohë kur Ernest Muçi është në një nivel të lartë dhe po kalon një formë të shkëlqyer. Pra, çfarë do të ndodhë me shqiptarin?

muci

Ka kaluar një vit e gjysmë që kur ai është bashkuar me Legian. Deri në ndeshjen e fundit skuadra e Varshavës nuk kishte marrë dy fitore radhazi. Ai theu mallkimin duke asistuar dy herë për kolegët e tij dhe luajti si sulmues.

Gjermani Runjaiç e kaloi më të avancuar dhe ai po ecën më mirë se Rosolek, sepse ka edhe një kontribut te goditjet jashtë zone.

Ernest Muçi tashmë duket se po kthen mbrapsht investimin, nuk ka sjellje të dukshme dhe dyluftimi është rikthyer në lojën e tij. Ajo që vihet re është lëvizshmëria dhe efektiviteti jashtëzakonisht i mirë.

FILLIMI I MIRË- Por në krahasim me Karlitos, a ka mundësi shqiptari që të qëndrojë në këtë formë?

Për këtë ka folur në mediat polake ishlojtari i njohur i Legias dhe Kombëtares së Polonisë, tashmë ekspert i “CANAL +”, Mikael Zevlakov, i cili shprehet: “Fillimi i sezonit për Ernest Muçin është i suksesshëm. Mendoj se ai filloi të ndihej i nevojshëm. Ai kishte disa gjëra në kokën e tij. Në fushë, ai bën gjëra që i vijnë natyrshëm. Statistikat janë vetëm një konfirmim se ai e ka nisur mirë dhe po shkon në drejtimin e duhur. Sa herë që shfaqet në fushë të jep cilësi. Ajo ndërtohet natyrshëm”, thotë fillimisht Zevlakov.

KRAHASIMI- Kalitos dhe Muçi janë sulmues krejtësisht të ndryshëm. Shqiptari deri tani nuk është konsideruar si alternativë për sulmin. Shumë shpesh ai shfaqej në fushë si një “dhjetësh” ose një anësor.

Megjithatë, ai u gjend shpejt në rolin e një sulmuesi. Në fakt nuk është diçka e re për të, sepse kështu luajti edhe në sezonin 2019- 2020 te Tirana, ku shënoi 7 gola.

Muajin e kaluar ai filloi sezonin e tretë për Legian. Ai karakterizohet mbi të gjitha nga teknika e shkëlqyer, por në sezonin e kaluar, gjëja më e zhurmshme për Muçin ishte kur trajneri Vukoviç e largoi disi nga ekipi, duke i dhënë vetëm gjashtë shanse në kampionat deri në fund të sezonit, më e gjata ishte 28 minuta.

21 (1)

“Përveç kësaj, atij i pëlqen të shkojë në sektoret anësore për topin, si dhe të godasë nga distanca, sepse e ka dëshmuar që mund të gjuajë me saktësi nga distanca. Muçi është ndryshe nga Karlitos, në disa elementë. Shqiptari mund t’i ngjajë stilit spanjoll. Gjithçka varet nga përbërja e Legias. Nëse trajneri synon të paraqesë kërcënimin më të madh në krahë, atëherë Muçi mund të luajë atje. Nëse supozojmë se Legia do të luajë me tre përpara atëherë kjo taktikë i përshtatet shqiptarit”, thotë ish-lojtari.

KONKURRENCA- Duke pasur parasysh se si e shikojnë “ushtarakët” Karlitosin, është e vështirë të supozohet se Muçi do të fitonte konkurrencën me të.

Ka gjasa që ai ta nisë sërish nga stoli, ose ta nisë në pozicion tjetër përveç sulmit. Spanjolli tashmë është tri vjet më i madh dhe kthehet në Varshavë pas disa turbulencave në ekipe të tjera.

Nga ana tjetër, Muçi duket sikur ka diçka tjetër nën mëngë, që mund të habisë jo vetëm trajnerin, por edhe të gjithë tifozët dhe ekspertët.

“Nuk e dimë me siguri. Kur të vijnë ata, kam përshtypjen se nuk do të ketë vend për Ernestin në sulm. Më duket se ai mund të gjejë një vend pas shpinës së tyre. Por përgjigjen e këtyre më mirë e di trajneri Runjaiç. Megjithatë, duhet pranuar se ai ka një dhimbje koke pozitive”, përfundon Zevlakov.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"